“Largohuni nga studio”, prezantuesve u tregojnë live se janë pozitive me Covid

schedule10:52 - 26 Shtator, 2021

schedule 10:52 - 26 Shtator, 2021

Prezantueset e televizionit amerikan ABC janë përballur me një befasi, kur në mes të emisionit u është kërkuar të lirojnë studion pasi kanë rezultuar pozitive në testin e COVID-19.

Dy prezantueset e emisionit “Vieës” kishin rezultuar pozitive dhe në mes të emisionit u është thënë se duhet të largohen nga studio.

Ana Navaro dhe Sunny Hostin, që të dyja të vaksinuara, u larguan nga studioja televizive disa minuta pasi që zëvendëspresidentja amerikane Camala Harris do të duhej të shfaqej për një intervistë në studio.

“Mendoj se këtu po ndodh diçka që nuk jam 100 për qind e vetëdijshme për atë. A mundet dikush ju lutem të më informojë për situatën”, thotë Joe Behas.

“Ju dyja duhet të dilni nga studio”, dëgjohej një zë që vinte prapa kamerave. Behar aty filloi të bëhej gati të prezantonte zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, kur një zë tjetër që vinte prapa kamerave i thoshte “jo”.

Harris është dashur të kyçet në studio nga një studio tjetër në selinë e ABC në Neë York. E pas një blloku publicitar, Behar ia bëri me dije shikuesve që Sunny dhe Anna duket se kanë rezultuar pozitive më COVID-19.