“Largohu nga rezidenca ose do të marrësh gjobë”, zbulohet “goditja” që i dha Shakirës babai i Pique

schedule10:38 - 15 Prill, 2023

schedule 10:38 - 15 Prill, 2023

Largimi i Shakirës nga Spanja duket se ka qenë “episodik” deri në minutën e fundit, pasi këngëtarja dhe familja e saj u detyruan të largoheshin me nxitim nga shtëpia e tyre në Barcelonë, për shkak të një letre dëbimi të lëshuar nga babai i ish-partnerit të saj.

Letra e dëbimit, me një afat, u pa si goditja e fundit e familjes Pique ndaj Shakirës dhe thuhet se e shtyu atë të largohej me nxitim nga kryeqyteti katalanas dhe të shkonte në SHBA.

Ish-vjehrri i saj Joan Pique i dërgoi Shakirës një letër duke detajuar se Shakira duhet të lirojë rezidencën deri në fund të prillit ose të përballet me një gjobë të madhe. Prindërit e yllit kolumbian të popit nuk janë më në Spanjë dhe gjithashtu janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë vajzës së tyre në këtë fillim të ri të jetës. Përveç kësaj, shëndeti i babait të saj ishte përkeqësuar dhe kërkonte trajtim që nuk ishte i disponueshëm në Barcelonë.

Një telefonatë në të njëjtën kohë doli mes Shakirës dhe Gerard Pique nga emisioni ‘Fiesta’, ajo tregoi se kishte një ndryshim në plane dhe lëvizja u përshpejtua për shkak të përkeqësimit të shëndetit të babait të saj. Sipas raportimeve, hapi i ardhshëm do të ishte një operacion i ri që ata do ta bënin në tremujorin e dytë të vitit.

Telefonata nuk shkoi aspak mirë dhe Pique u zemërua shumë. Një burim i afërt me këngëtaren shpjegoi se Shakira ndihej e mërzitur sepse biseda e fundit nuk ishte aspak miqësore. “Pique është i zemëruar, ai nuk dëgjon logjikën”, shtoi burimi.

“Episodet” me familjen e Gerard Pique-s padyshim që kanë prekur Shakirën dhe familjen e saj, por këngëtarja duket e paduruar të nisë një kapitull të ri në jetën e saj në Miami me fëmijët e saj. Prandaj së fundmi ajo u bëri thirrje gazetarëve që të respektojnë privatësinë e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!