Largohet pa shënuar asnjë gol, Partizani ndahet me sulmuesin

schedule15:38 - 20 Janar, 2020

schedule 15:38 - 20 Janar, 2020

Partizani ka zyrtarizuar një largim. Aventura e Joseph Ekuban me “Demat” nuk shkoi në mënyrën e duhur dhe sulmuesi është rikthyer në Itali tek ekipi i Hellas Verona.

Klubi njofton përfundimin e huazimit të Josef Ekuban. Sulmuesi 19 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin Italian. FK Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot bashkëpunimin mes tyre“, shkruan klubi kampion në faqen zyrtare.

Ekuban erdhi në kryeqytet në gusht në formë huazimi nga klubi italian, teksa numëron vetëm katër ndeshje aktivizim midis kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Europa League. 20-vjeçari ganez, i njohur më shumë për faktin që është vëllai i Caleb Ekuban, nuk ia doli të shënonte asnjë gol dhe të bindë Partizanin për kualitetin e tij.