Largohet nga Shqipëria, mbrojtësi mbyll kontratën me Korabin

schedule21:12 - 13 Janar, 2020

schedule 21:12 - 13 Janar, 2020

Mbrojtësi 29 vjeçar, Briken Doçi, është larguar para kohe nga Korabi. Këtë largim e konfirmoi fillimisht vetë futbollisti, ndërsa pak çaste më parë, dhe klubi dibran zyrtarizoi ndarjen me futbollistin. Doçi ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe si pasojë, e ka mbyllur me futbollin në Shqipëri.

Briken Doçi vendos të largohet nga Shqipëria duke mbyllur kështu kontratën para kohe me Korabin. Faleminderit Briken, të urojmë suksese dhe fat në të ardhmen!

Më poshtë është statusi i lojtarit:

“Te dashur miq,

Pas një mendimi te gjate dhe pas konsultimeve me familjen time kam vendosur qe nga sot e tutje nuk do jem lojtar i KF Korabi. Përmes këtij postimi mendova t’iu informoj por dhe t’iu falënderoj te gjithëve, të gjithë lojtarëve që kam luajtur, shokët e ekipit, gjithë stafin drejtues si dhe tifozët e zjarrte te Korabit.

Korabi ka qenë, është dhe do te mbetet gjithmonë ekipi zemrës, ekipi vendlindjes time. Faleminderit!/abcnews.al