Radja Nainggolan ndërpreu bashkëpunimin me Interin tre ditë më parë. Mesfushori nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e radhës në karrierë.
“Ninxha” ka udhëtuar sot drejt Belgjikës për të firmosur kontratën me Antwerp, skuadrën e vendlindjes. Nainggolan nuk u bind nga oferta e Cagliarit, duke u larguar nga Italia pas 16 vitesh.
“Është bukur të rikthehesh këtu. Zgjodha Antwerp, sepse presidenti më donte me çdo kusht në skuadrën e tij, por edhe projekti i klubit është interesant.
Kjo është një zgjidhje personale për të ardhmen time, nuk ka lidhje me tifozët e Beerschot. Kam qëndruar 16 vite larg shtëpisë, jam i lumtur që u riktheva.
Antwerp për titull? E thashë edhe njëherë, këtu ekziston një projekt i bukur. Unë kam shumë besim se do të luftojmë për titullin“, deklaroi mesfushori potent. /abcnews.al