Arben Çuko është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në vend të tij është emëruar Stefan Çipa, i cili më 2011-n u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës dhe në 2016-n zëvendësministër i Brendshëm. Së fundmi, ai mbante postin e Sekretarit për Diasporën në Partinë Socialiste.
Sipas ministrisë, ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.
/abcnews.al