Erdhën, festuan, ikën. Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në shtetin fqinj.
Policia Kufitare në Gjirokastër është angazhuar që të mos ndeshen me probleme në kufi.
Në doganën e Kakavijës po punohet me pesë sportele në hyrje dhe tre në dalje.
Në këto ditë të para të vitit 2024 fluksi i lëvizjes në pikën kufitare tokësore më të madhe në jug të vendit ka qenë i ulët. Rritje e numrit të udhëtarëve parashikohet duke nisur nga mesi i javës. Për të shmangur pritjen në kufi autoritetet shqiptare kanë zhvilluar takime dhe me autoritetet greke.
Në ditën e parë të vitit nga pika kufitare e Kakavijës dolën rreth 2800 persona, nga Kapshtica afro 3600 dhe nga Qafë Thana rreth 3300 persona.
/abcnews.al/