Largimi nga Vllaznia, drejtori sportiv Djarmati ka vetëm fjalë të mira

schedule13:53 - 9 Qershor, 2022

schedule 13:53 - 9 Qershor, 2022

Matko Djarmati zyrtarisht nuk do të jetë më drejtor sportiv i Vllaznisë. Klubi shkodran doli me një deklaratë për këtë, ndërkohë që ka reaguar edhe vetë kroati.

“Miq, dashamirës, fansa të Vllaznisë, dua t’iu njoftoj se pas dy vitesh të bukura pranë këtij ekipi, pas 2 trofeve të fituara, ka ardhur koha të vazhdojmë në drejtime të ndryshme.

Rrugët tona do ndahen. por unë nuk do harroj kurrë kolegët, stafin, lojtarët, fansat e jashtëzakonshëm por edhe kritikët te cilët me kritikat e tyre me kanë motivuar të punoj më fort. Suksese Vllaznia, ka qenë kënaqësi puna këto dy vite”, shkruan Djarmati. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!