Largimi nga Shqipëria, Greta Bajrami, 35-vjeçarja CEO në një “punë” burrash

schedule08:31 - 26 Nëntor, 2024

schedule 08:31 - 26 Nëntor, 2024

Greta Bajrami 35-vjeçarja një sipërmarrje e suksesshme, tregoi në “ABC e Mëngjesit”,ABC News foli për rrugëtimin e saj jashtë vendit, dhe se si arriti të kishte sukses në biznes.

Ajo tregoi se në moshë të re është bërë nënë, dhe se ka pasur shumë paragjykime.

“Unë isha 10 vjeç kur prindërit e mi janë larguar nga Shqipëria. Kam dashur gjithmonë të studioj ligjin, por edhe rruga në administrim biznes nuk më doli shumë keq. U bëra nënë në një moshë të re dhe duhet të “zgjohesha”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo u shpreh se nënë u bë 17 vjeç, fillimisht në jetë erdhi vajza dhe më pas djali.

“Në Shqipëri vijmë një herë në vit, fëmijë u pëlqen shumë. E ndjekin më mirë Shqipërinë se sa unë rrjete sociale”, tregoi ajo.

/abcnews.al/