Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi nga PSG, Neymar: As më shkon në mend, jam i lumtur këtu

schedule21:56 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 21:56 - 9 Dhjetor, 2020

PSG fitoi 5-1 ndaj Basaksehir dhe siguroi vendin e parë në grupin H të Champions League, edhe pse me pikë të barabarta me gjermanët e Leipzig.

Neymar realizoi një trigolësh, duke kryesuar renditjen e golashënuesve më të mirë të Champions me 6 gola, po aq sa kanë edhe Haaland, Morata dhe Rashford.

Jam shumë i lumtur këtu në Paris. Ndihem për mrekulli në këtë klub dhe me shokët e skuadrës“, deklaron sulmuesi brazilian për RMC Sport.



Emri i 28-vjeçarit lidhet prej një kohe të gjatë me një rikthim te Barcelona, por Neymar qetëson tifozët e kampionëve të Francës me deklaratën e tij.

Nuk më kalon aspak në mendje ideja e largimit nga PSG. Kam një raport super me të gjithë, jam shumë i lumtur këtu“, thekson ylli i ekipit të Thomas Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!