Paul Pogba gjithnjë e më afër Juventusit. “Koha e tij te Manchester United është drejt fundit, Paul nuk ndihet më i lumtur te ky ekip“, u shpreh ditë më parë Mino Riola, agjenti i tij. Mesfushori francez ka nisur të ndjekë faqen e kampionëve të Italisë në Instagram, por jo vetëm kaq.
Daily Mail raporton se 27-vjeçari ka pasur një bisedë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pasi humbjes 3-2 me Leipzig, disfatë që solli eliminimin e “Djajve të Kuq” nga Champions League. Pogba ia ka bërë të qartë trajnerit dëshirën për t’u larguar, madje që në merkaton e janarit.
Ndërkohë i ka premtuar se do të japë maksimumin deri në ndeshjen e fundit me ekipin e famshëm anglez. Në lojë për kampionin e botës është edhe Real Madrid, Zidane e adhuron, por duhet fituar konkurrenca me Juventusin, që mund të përfshijë Paulo Dybala në operacionin e rikthimit të Pogba në Torino. /abcnews.al