Largimi i Ziyech, Ajax nuk humb kohë dhe “hedh grepat” në Amerikën Latine

schedule11:11 / 15/02/2020

Pak ditë më parë u bë zyrtare kalimi i sulmuesit të Ajax, Hakim Ziyech, në radhët e Chelsea. Marokeni do të transferohet në fundin e këtij sezoni në Londër dhe bëhët kështu largimi i radhës nga ekipi holandez. Por, drejtuesit e Ajax e kanë gati zëvendësuesin e tij dhe madje kanë bërë dhe një ofertë zyrtare për të.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Sao Paulos, Anthony Matheus. Braziliani shikohet nga drejtuesit holandez si lojtari i duhur për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Ziyech. Sipas mediave në Brazil, klubi i Ajaxit e ka rritur ofertën për 19-vjeçarin dhe shumë shpeht pritet zyrtarizimi I transferimit.

Ajax do të paguajë në arkat e Sao Paulos plot 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. Gjithashtu në kontratë parashikohet dhe një bonus prej 5 milionë eurosh nësë Anthony shënon disa gola. Sulmuesi u aktivizua në sezonin e kaluar në 1168 minuta lojë në kampionnatin vendas, ku gjeti dhe dy herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al

 

Anthnoy, sulmuesi i Sao Paulos

schedule11:11 / 15/02/2020