Largimi i Victor Orban nga PPE, si fillimi i një loje të gjatë

schedule17:06 - 6 Mars, 2021

schedule 17:06 - 6 Mars, 2021

Nga Daniel Hegedüs, Eu Observer

Saga midis familjes politike të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe partisë së djathtë hungareze Fidesz është një nga telenovelat më tërheqëse të prodhuara ndonjëherë në politikën e Bashkimit Evropian. Finalja e këtij sezoni, mund të duket “prekëse”, por ajo nuk do të ndryshojë rrënjësisht mënyrat sesi BEdo të reagojë ndaj sulmit që qeveria në Hungari po vazhdon t’i bëjë vlerave evropiane.

Të mërkurën, grupi politik i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian miratoi me 84 për qind të votave ndryshimin e rregullores së saj,që mund të lejojë tashmë pezullimin e anëtarësimit të të gjithë delegacionit, dhe për pasojë edhe ato të partisë qeverisëse hungareze Fidesz.

Në kundërpërgjigje, kryeministri dhe kreu i partisë Fidesz Viktor Orban, e tërhoqi vetë delegacionin e Fidesz nga grupi i PPE-së. Ky akt mund të jetë një lehtësim i madh për PPE, pasi lejon ruajtjen e vendimeve të mëtejshme mbi Fidesz në nivelin teknik.

Orban nuk kurseu asnjë fjalë në letrën e tij të divorcit në lidhje me largimin nga familja e Paritve Popullore Evropiane – ku Fidesz ishte pezulluar prej 2 vitesh. Gjithsesi, largimi nga grupi përbën një shkelje të statutit të PPE, pasi anëtarët e saj janë të detyruar të bashkohen në grupin e PPE me eurodeputetët e tyre.

Lëvizja e Orbanit provokoi një reagim të shpejtë nga PPE, e cila publikoi ​​një deklaratë, që njoftonte përjashtimin e Fidesz për shkak të shkeljes së statutit. Ruajtja e anëtarësimit në PPE të Fidesz pa pjesëmarrjen në punën e grupit parlamentar, nuk do të ishte gjithsesi një opsion i qëndrueshëm.

Prandaj, nëse Fidesz e lë PPE në të ardhmen e afërt, apo përjashtohet në takimin e ardhshëm potencial të PPE, duket se është vetëm një çështje kohe dhe formaliteti. Sidoqoftë, pas 2 viteve dramë të ashpër politike midis palëve,pasojat afatshkurtra të këtij divorci, janë shumë më pak thelbësore sesa pritej.

Hapat para që po pëson demokracia në Hungarisë mund të kenë evoluar, praktikisht pa u kundërshtuar për më shumë se një dekadë, pasi institucionet e BE-së nuk ishin as të afta dhe as të gatshme që të reagonin ndaj zhvillimeve autoritare në vend. Dhe Partia Popullore Evropiane ishte një nga faktorët kryesorë që e mbrojti Orban nga ndikimi i mundshëm negativ i politikave të tij. Por nuk ishte e vetmja. Përveç PPE, Hungaria u mbrojt gjithashtu nga partnerë kryesorë në raportet dypalëshe. Pra jo vetëm nga miqtë jo-liberalë si Polonia, Bullgaria,apo kohët e fundit Sllovenia, por më e rëndësishmja,edhe nga Gjermania.

Dhe këto marrëdhënie dypalëshe, të cilat përcaktojnë dinamikën politike në Këshillin e BE-së, nuk do të ndryshojnë brenda natës, vetëm sepse Fidesz nuk është më anëtare e grupit politik të PPE. Prandaj, nxjerrja jashtë binarëve e Orban largimi i tij nga PPE është vërtetë një zhvillim i rëndësishëm, por jo një ngjarje që do të ndryshojë shumë gjëra për një periudhë afatshkurtër.

Ai do të ndryshojë dalëngadalë mjedisin politik evropian në dëm të Orban. Është një fakt që ndryshimet në përkatësinë partiake politike të Fidesz, nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në 2 çështjet më të rëndësishme aktuale BE-Hungari: procedura në vazhdim e Nenit 7 të Traktatit të BE-së, dhe zbatimi i rregullores së kushtëzimit të fondeve të unionit me sundimin e ligjit.

Në rastin e parë, vendimi është në duart e qeverive kombëtare në Këshillin e BE-së. Dhe në vendimmarrjen e tyre, qeveritë kanë shpesh si prioritet konsideratat gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbi politikën e partive evropiane.

Ndërkohë, nuk mund të pritet as një kthesë thelbësore në marrëdhëniet dypalëshe gjermano-hungareze para zgjedhjeve federale gjermane të shtatorit të këtij vitit, edhe pse në votimin e fundit në PPE shumë deputetë të CDU dhe CSU gjermane, votuan kundër partisë hungareze.

Sanksionet sipas Nenit 7 pika 2 të traktatit të BE-së kërkojnë unanimitet, gjë që do të thotë se për sa kohë që Hungaria dhe Polonia mbrojnë reciprokisht njëra-tjetrën, nuk ka asnjë shans që të miratohen masa ndëshkimore ndaj Budapestit.

Edhe zbatimi praktik i rregullit të kushtëzimit të sundimit të ligjit, do të varet nga vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi pajtueshmërinë e kësaj rregulloreje me ligjet e BE-së. Meqë kjo është një procedurë ligjore e një gjykate të pavarur, as dinamika politike e partive nuk duket se ndikon në të.

Ndërkohë,nuk ka asnjë shenjë se Komisioni i BE-së do të ishte i gatshëm të shpërfillte përfundimet e samitit të dhjetorit 2020, kur vendosi të shkëpusë zbatimin e rregullores nga çështja gjyqësore. Ky veprim nuk do të ishte në stilin e të vepruarit të komisionit.

Gjithsesi, komisioni është ende i vetmi institucion i BE-së ku ndryshimi në përkatësinë partiake të Fidesz mund të ketë një ndikim domethënës.

Në krahasim me Poloninë, komisioni e trajtonte gjithmonë më butë Hungarinë. Dhe ndër faktorët e ndryshëm që diktojnë këtë sjelljeje, njëra prej tyre ishte edhe përkatësia politike e partisë qeverisëse hungareze. E megjithatë ka disa shenja që erërat po ndryshojnë në Bruksel edhe mbi Hungarinë.

Në shkurt, KE aktivizoi mekanizmin e sanksioneve (Art. 260 TFEU) kundër Budapestit, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi çështjen e ligjit për OJQ-të. Po muajin e shkuar, komisioni kërkoi një ndryshim të ligjit të prokurimit publik në Hungari dhe praktikën e tenderimit, për shkak të korrupsionit të përhapur sistematik, duke kërcënuar me pezullimin e pagesave të BE-së për Hungarinë.

Nisma të tilla mund të bëhen vërtet më të shpeshta nëse komisionerët e PPE – dhe mbi të gjitha Ursula von der Leyen – mund të mos marrin parasysh konsideratat e brendshme politike të PPE në lidhje me Hungarinë.

Por nëse do të ketë apo jo masa të reja, dhe më shumë oreks politik për përplasje, përveç komisionit që mund të ndryshojë ekuilibrin e politikës së BE-së kundër Orban në prag të zgjedhjeve të vitit 2022, kjo është shumë e diskutueshme.