Largimi i UNMIK nga Kosova, Gjuriç: Do të ishte një kapitullim

schedule21:41 - 17 Tetor, 2018

schedule 21:41 - 17 Tetor, 2018

Pas kërkesës së ish-ambasadores amerikane Niki Halei në OKB për largimin e misionit të UNMIK nga Kosova, ka reaguar dhe drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Marko Gjuriç u shpreh kundër kësaj ideje, që e cilësoi një goditje të rëndë të perpjekjeve për paqe.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç u shpreh se iniciativa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për largimin e misionit të UNMIK nga Kosova, do të ishte një dështim dhe kapitullim përballë objektivave të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë për shtyp nga kryeministria Gjuriç theksoi se misioni i UNMIK në Kosovë u vendos për të siguruar rikthimin e serbëve të larguar me dhunë nga shtëpitë e tyre në vend.

Duke iu referuar kërkesës së ish ambasadores amerikane në OKB për largimin e këtij misioni të Kombeve të Bashkuara nga Kosova, Gjuriç tha se kjo do të ishte një goditje e rëndë për përpjekjet për paqe. Si dhe do të rikthente politikën e presionit, lëvizjet e njëandhme dhe diktatin. Ai këmbënguli se Serbia nuk mund ta pranojë një politikë të tillë dhe do e kundërshtojë duke bashkëpunuar me të gjithë partnerët e saj partner të përhershëm të këshillit të sigurisë së OKB-së. Ai premtoi se Beogradi do të përdorë çdo argument ligjor dhe politik./abcnews.al