Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi i Tufës, Çelo Hoxha zgjidhet kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit

schedule15:44 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 15:44 - 23 Dhjetor, 2019

Çelo Hoxha është zgjedhur sot drejtor i Institutit për Krimet e Komunizmit. Gara u hap pas largimit të Agron Tufës, i cili ka kërkuar azil në Zvicer, me pretendimin se ndihej i kërcënuar në Shqipëri.

Për drejtorin e ri votuan 6 anëtarë të bordit, ndërsa anëtari i 7-të Gëzim Peshkepia nuk ishte i pranishëm, votën ia delegoi Jonila Godoles. Në garë për këtë post ishin dhe Erald Kapri, Marçelo Hila dhe Leka Ndoja. 4 vota shkuan për Çelo Hoxhën dhe 3 për Erald Kaprin. /abcnews.al

Anëtarët e bordit drejtues:

Entela Shehu
Uran Butka
Vasil Tole
Jonila Godole
Alfred Lako
Enriketa Papa
Gezim Peshkepia

 

Lexo edhe:Zgjedhja e Drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!