Skuadra e Kukësit ka hedhur poshtë aludimet rreth largimit tw trajnerit Ernest Gjoka. Sipas klubit veri lindor, e ardhmja e trajnerit aktual nuk do ta varet nga ecuria nw ndeshjet e mbetura.
Gjoka nuk do të lëvizë nga pankina, dhe nuk është kusht për të, ecuria në tre ndeshjet e mbetura. Klubi i Kukësit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka sqaruar çdo aludim në media ku raportohet se trajneri Ernest Gjoka do të largohet nga Kukësi dhe se në sezonin e ardhshëm, vendin e tij do ta zërë një tjetër trajner që aktualisht po drejton në Kategorinë Superiore. Sipas njoftimit zyrtar të sotëm, FK Kukësi i konsideron të pavërteta lajmet e përhapura sot në media, sikur në bankinë do jetë një nga trajnerët aktualë që drejton për momentin një tjetër ekip të Superligës.
Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështetje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: Vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.
E gjithë vëmendja është përqendruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit.
Lajme të tilla, përveç se të pavërteta, synojnë të sjellin shpërqendrim te ekipi, por përvoja e lojtarëve dhe stafit bëjnë që përgjegjësia të jetë tepër e madhe. Ekipi është përqendruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat, dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Evropë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin”,- shkruhej në reagimin e klubit.
Telashe dhe probleme korrupsioni për padronin dhe aksionarin kryesor të PSG. E përdistshmja prestigjioze “Le Parisien” ka zbuluar këtë të enjte se presidenti Nasser Al Khelaifi ka përfunduar nën akuzë për korrupsion aktiv. Pse? Gjithçka lidhet me disa pagesa të dyshimta të bërë për llogari të ish-presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Massata Diack, që Botërori i Atletikës në vitin 2017 të zhvillohej Doha (por më pas u përzgjodh Londra).
Pra, një problem jashtë futbollit, jashtë klubit, por me pjesën e atletikës. Janë plot 3.5 milionë dollarë që kanë kaluar në vitin 2011 te shoqëria senegaleze dhe që hetuesit francezë mendojnë se kanë shërbyer për të ndikuar që Botërori i Atletikës t’i jepet Dohas.
Eventi i atletikës për 2017-ën iu dha Londrës, ndërsa Dohas ai i viti 2019. Sipas avokatit të Al Khelaifit, akuzat janë bazuar vetëm në aludime, pasi presidenti aktual i PSG-së është bërë aksionar në shoqërinë e themeluar nga vëllai i tij në vitin 2013 deri në 2016-ën, pra 2 vite më vonë.
Ndërkaq, paralelisht bëhet me dije se presidenti francez Al Khelaifi po hetohet edhe në Zvicër edhe për një aferë me të drejtat televizive të botërorëve të viteve 2026 dhe 2030 për vendet aziatike. Kjo mund të rëndojë, paçka se pjesa e korrupsionit ka vënë në pozita alerti edhe stafin e tij juridik e ligjor. /ABC News Albania 24/7