Largimi i Timo Werner nga Leipzig, drejtori sportiv flet hapur

schedule19:50 - 8 Qershor, 2020

schedule 19:50 - 8 Qershor, 2020

Drejtori sportiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff, ka konfirmuar gjithçka sa i takon largimin të Timo Werner, i cili sipas “Bild”, ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me një pagë më shumë se 10 milion sterlina në sezon.

Blutë e Londrës kanë paguar 60 milion euro klauzolën e Werner, klauzolë që e konfirmon dhe vetë Mintzlaff: “Është një lajm i vërtetë, prej disa javësh na ka thënë se dëshiron të largohet dhe se ai ka kontakte me disa klube. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete, të paktën sa i përket palës sonë.

Ekziston një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh, që ne e kemi përfshirë në kontratën e tij, dhe që mund t’i japë atij mundësinë për të ndërmarrë një hap të ri në karrierë. Tani, topi është në fushën e Werner, jo te ne”, u shpreh Oliver Mintzlaff./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!