Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Largimi i të rinjve, trajektore që duhet ta përshkrojmë si shumë vende’/ Rama-politikanëve britanikë: Kushdo që ‘prek’ shqiptarët, duhet ta mbyll gojën!

schedule16:25 - 21 Tetor, 2025

schedule 16:25 - 21 Tetor, 2025

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama komentoi largimin masiv të të rinjve nga vendi duke e komentuar si një situatë me të cilën janë hasur edhe vende më të mëdha të globit. Sipas Ramës, numri i atyre që kthehen në vend është më i madh se 5 vite më parë, por edhe ata që po largohen janë në masë.

“Nuk e shoh faktin që ju keni ardhur për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend mund tjua ofroj. Është përfitim për vendin tonë, ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë.



Ka shumë herët më tepër lëvizje dhe kjo është e dukshme dhe brenda vendeve të mëdha. Ka shumë vende të mëdha që janë braktisur nga të rinjtë dhe është ambicie e tyre. Nuk ka një çels për të kthyer mbrapsht situatën dhe nuk ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend me të njëjta mundësi si në Europë. Është nëj trajektore që duhet ta përshkrojmë si shumë vende.

Ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vite më parë, por ka edhe më shumë njerëz që largohen. Ne duhet të vijojmë të bëjmë atë që bëjmë, të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend. “

Më tej, Rama në formë batute ndaj politikanëve britanikë tha se kushdo që prek shqiptarët, duhet ta mbyllë gojën pasi shqiptarët po japin energji dhe kontributin e tyre ne Britanine e Madhe.

“Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra ambicie që i bëjnë nder shoqërisë britanike.

Ajo që ka rëndësi është që komuniteti ynë po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët që etiketojnë Shqipërinë ta mbyllin gojën, shqiptarët po japin energji dhe po kontribuojnë. Kushdo që prek shqiptarët, duhet ta mbyll gojën!”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!