Asnjë vendim nuk është marrë për mbylljen e kufijve të Rusisë pasi shumë njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në radhë për t’u larguar nga vendi, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan skynews.
Radhët e gjata në pikat kufitare, si ato me Finlandën dhe Gjeorgjinë, janë krijuar mes shqetësimeve se së shpejti mund të mbyllen për të ndaluar njerëzit që të largohen.
Pakënaqësia është rritur mes rusëve pas thirrjes së Putinit për mobilizim ushtarak, në të cilin ka kërkuar që 300,000 të shkojnë të luftojnë në Ukrainë.
Ekspertët kanë paralajmëruar se shumë nga ky kontigjent ka të ngjarë të mos kenë trajnimin e duhur, dhe për këtë arsye do të kenë ndonjë ndikim afatshkurtër.
/abcnews.al