Gjuzi merr zemër pas largimit të Ruçit nga politika: Ta ndjekë kush ka probleme me ligjin

schedule14:03 - 14 Qershor, 2021

schedule 14:03 - 14 Qershor, 2021

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në kuvendin e Shqipërisë këtë të hënë  ka komentuar tërheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi nga politika.

Gjuzi në fjalën e tij thekson se tërheqja e tij ishte veprimi i duhur, pasi sipas tij dhe të tjerët që kanë probleme me shtetin dhe kanë vjedhë taksat e qytetarëve të marrin të njëjtin vendim.

Shoqata Socialisto Rilindase Mashtro a të Mundësh, 8 vite mashtrim. AA nuk ishte mashtrim vaksinimi i kryeministrit me një vaksinë të ardhur kontrabandë. Kemi dëgjuar për 8 vite kap çfarë të kapësh KÇK. Vidh grabit jo vetëm zgjedhjet, të gjitha janë të certifikuara, Parafolësit thanë se reforma ka bërë namin, do i thoja Donald Lu ka ndonjë peshkaqen që ka rënë në prangat e policisë. Shqiptarë duhet të jeni të bindur se rilindja e krimit do të tentojë të drejtojë. Ju nuk mund të qëndroni në krye të kuvendit i kam thënë para dy vitesh  Gramoz Ruçi. E përshëndes dorëheqjen e tij dhe të gjithë ato që kanë probleme me shtetin të bëjnë  të njëjtën gjë”, ka thënë Gjuzi.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!