Largimi i Rakitic, Barcelona refuzon ofertën e parë!

schedule19:08 - 18 Nëntor, 2019

schedule 19:08 - 18 Nëntor, 2019

Ivan Rakitic është i larguar nga Barcelona dhe katalanasit po presin vetëm merkaton e janarit që të ndahen përfundimisht me mesfushorin kroat. Barça synon të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por deri më tani, asnjë skuadër nuk i është afruar kësaj shume.

Siç raportojnë mediet britanike, Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 13 milionë eurosh për Rakitic. Kjo ofertë është bërë nga një klub anglez, identiteti i të cilit nuk është mësuar ende.

Katalanasit duken të prerë për shumën që duan të përfitojnë dhe nuk kanë ndërmend të pranojnë asgjë më pak se 30 milionë euro. Vetë Rakitiç preferon një kalim në Serie A, aty ku Milani dhe Interi janë skuadrat e interesuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!