Largimi i njerëzve nga vendi, Bojaxhi: Fajtore edhe opozita, s’ka alternativë

schedule20:59 - 18 Shkurt, 2019

schedule 20:59 - 18 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës ishte pakënaqësia dhe kritika e popullit ndaj qeverisjes së kryeminsitrit Rama, ndërsa largimi i shqiptarëve nga vendi, për Gjergji Bojaxhiun nuk është vetëm për këtë arsye, por edhe për mungesën e shpresës dhe alternativës tjetër politike, ku ai bën përgjegjëse edhe opozitën.

Bojaxhi: “Shumë mirë që dolën shumë qytetarë për të protestuar se kush është kjo qeveri biem dakord të gjithë, por ndryshoj te fakti se shqiptarët po ikin nga Shqipëria se nuk kanë shpresë dhe shpresën nuk e jep vetëm qeveria, por edhe opozita, nuk kemi alternativë tjetër qeverisjeje. Ne kemi 25 vjet që votojmë të keqen më të vogël. Nëse ne nuk dimë me kë do e zëvendëosjmë këtë të keqe që kemi. Kjo është çështje e gjithë klasës politike. çështja është me çfarë alternative politike do e zëvendësojmë këtë qeveri. Mënyra si administrohet PS është e njëjta mënyrë si pD. Nëse do të bëshkarrierë politike është e njëjta gjë. Problemi është më i thellë se nuk arrijmë që këtyre qytetarëve t’u japim shpresë”.

Por ish deputeti demokrat megjithëse pranon që PD nuk ofron zgjidhje ideale, shprehet se pamundësia për të jetuar këtu nuk shkaktohet nga opozita.

Imami: “Pamundësia për të jetuar këtu nuk shkaktohet nga opozita. Ne është e vërtetë që PD është një element që për fat të keq nuk ka ndihmuar për ta krijuar atë shpresë. Problemi politik është se mundësitë e zgjidhjeve ideale janë të pamundura. A do arrijë PD të jetë kompetitve nuk e di, a do i fitoë PD zgjedhjet? nuk e di. Por që kjo qeveri nuk mund të qëndrojë jam 100% i sigurt”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!