Largimi i Neymar: PSG projekton afrimet, zbulohen emrat

schedule12:19 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 12:19 - 10 Dhjetor, 2019

PSG ka nisur të bëjë llogari në rast largimi të Neymar. Braziliani është kontestuar më parë nga tifozët, ndërkohë që edhe vetë e ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Barcelona ka qenë në “pole” këtë verë, por edhe zërat për një kalim te Real Madrid kanë qenë konstantë. Në Francë raportohet se te PSG po mendojnë edhe për pasuesin e tij.

Sadio Mane është lojtari i preferuar për sulmin dhe Liverpool e vlerëson atë për 100 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për PSG-në, që nga ana tjetër do të përfitonte të paktën dyfishin nga shitja e Neymar> Në Francë janë të interesuar të bëjnë edhe dy lëvizje të tjera, në repartin e mbrojtjes.

“France Football” raporton se për qendrën e mbrojtjes synohet futbollisti i Napolit, Kalidou Koulibaly. Thiago Silva mund të largohet në verë dhe afrikani shikohet ai pasuesi i denjë i brazilianit. Gjithashtu në Itali është piketuar edhe Mattia De Sciglio, për linjën e djathtë të mbrojtjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!