Dëshira e Neymar ishte rikthimi te Barcelona, por gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Sulmuesi brazilian firmosi ditën e djeshme për klubin saudit të Al Hilal, me një kontratë dyvjeçare ku ai do të përfitojë 160 milionë euro neto në sezon.
Presidenti i PSG-së Nasser Al Khelaifi, zgjodhi fjalë zemrë për t’u përshëndetur me yllin brazilian.
“Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet.
Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit.
Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, u shpreh kreu i PSG-së./ h.ll/abcnews.al