Largimi i Najada Çomos i hap rrugën Mimi Kodhelit për t’u futur në Kuvend

schedule13:22 - 25 Gusht, 2021

schedule 13:22 - 25 Gusht, 2021

Largimi i Najada Çomos nga parlamenti pritet t’i hapë rrugë një tjetër emri në radhët e socialistëve, Mimi Kodhelit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se me rritjen e rasteve të reja me COVID për shkak të variantit Delta, Najada Çomo e para e socialistëve në Tiranë, e cila është njëherazi shefe e spitalit Infektiv i ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Sipas Kodit Zgjedhor me largimin e një deputeteje grua, në Kuvend e zë vendin një tjetër grua. Kështu ajo që ka më shumë vota poshtë listës fituese është Mimi Kodheli me 5597 vota. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!