Eno Skarço, i përjavshëm në emisionin “Pressing” në ABC News, ka kritikuar Kukësin për largimet e shumta të bëra. “Po të marrim lojtarët e larguar me ata që kanë ardhur, diferencat janë të mëdha. I njihni këta që kanë ardhur?
Mendoni se i zëvendësojnë ata që u larguan? Më gjeni një ekip që largon 12 lojtarë?”, tha mes të tjerash Skarço gjatë debatit me Ermal Tahirin. Mes të tjerash flitet edhe për Mustën dhe gazetari zbulon edhe një prapaskenë.
“Musta ka pasur prishje të marrëdhënieve me trajnerin, prandaj ka ikur. 28 vjeç është në kulm lojtari. Nuk mund të bëhet nga fillimi ekipi. Musta ka pasur probleme me Gegën. Ai i ka thënë që do luaj ku të dua unë trajnerit. Musta nuk ka ikur jashtë, por te Laçi”, tha gazetari. /abcnews.al