Lamtumira befasuese e Jose Mourinhos me Romë, me vullnetin e klubit, pati efektin e një tërmeti në mëngjesin e futbollit italian. Portugezi largohet menjëherë nga klubi verdhekuq, pak muaj para përfundimit të kontratës, duke u bërë një tjetër zgjedhje surprizë nga familja Friedkin.
Tashmë drejtuesit e klubit duhet të mendojnë për një emër për në krye të stolit, të paktën deri në fund të sezonit.
Dy opsione janë të mundshme deri më tani, caktimi i një të brendshmi në rolin e trajnerit, ose caktimin e Daniele De Rossi në krye të saj.
De Rossi ka qenë një ish-lojtar i Romës, konkretisht një legjend e klubit kryeqytetas, ndërsa aktualisht është duke bashkëpunuar me kombëtaren italiane pas përfundimit të aventurës së tij me Spal./h.ll/abcnews.al