Largimi i Mancinit, Gravina: Nuk i meritoja ato fjalë, e kam mbështetur

schedule15:47 - 23 Gusht, 2023

schedule 15:47 - 23 Gusht, 2023

Trajneri Roberto Mancini, u largua nga drejtimi i Italisë papritur pak ditë më parë, teksa në deklaratat pas kësaj, sulmoi Gabriele Gravinën, duke thënë se i ndërhynte te stafi teknik.

Pas kësaj, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Italinë të Futbollit, duke thënë se nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Gravina deklaroi se gjithmonë e ka mbështetur Mancinin, ndërsa kujton edhe rastet kur e ka bërë këtë.

“Nuk dua të bëj shumë polemika në lidhje me Mancinin. Por, më duhet të them së bëri disa deklarata që ishin ofensive ndaj meje. Unë nuk kurrë nuk kam zbritur në fushë që t’i ndërhyj atij në punë, nuk i kam sugjeruar asnjë lojtar dhe nuk i kam ndërhyrë kurrë në formacion. Nuk i meritoja ato fjalë. Megjithatë, përtej të gjithave nuk e mohoj sërish se kam një miqësi të mirë me Mancinin.

Kam pasur besim të plotë te Mancini, e kam treguar me vepra këtë. Kur u mposhtëm nga Maqedonia e Veriut në Palermo dhe mbetëm jashtë Botërorit, unë dola në konferencë së bashku me Mancinin. Nuk e pata problem të dilja edhe unë në atë moment, vetëm të mos e lija vetëm.

Nëse nuk do të kisha besim nuk do t’i zgjasja kontratën deri në vitin 2026 dhe as nuk do ta emëroja si përgjegjës për sektorin e të rinjve. Ende nuk e di pse Mancini foli në atë mënyrë dhe nuk e di nëse i mendon vërtet ato që thotë”, përfundoi ai./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!