Grent Halili i surprizoi të gjithë mbrëmjen e djeshme kur njoftoi largimin nga Tirana dhe tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 23-vjeçare.
Ditën e sotme, klubi i tij, Tirana, ka publikuar një postim falënderimi, teksa njofton se Halili do vazhdopjë të jetë pjesë e Tiranës si pjesë e administratës së klubit.
POSTIMI I KLUBIT – Faleminderit Grent Halili! Klubi i Futbollit Tirana ka pranuar vendimin e lojtarit Grent Halili për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur.
23 vjeçari ka vendosur të ndajë rrugët me fushën e blertë, por duke bërë të ditur se do të jetë gjithmonë pjesë e klubit. Tashmë Halili do të jetë pjesë e pandashme e administratës së klubit. Faleminderit Grent për emocionet, për shpirtin që ke dhënë gjithmonë në fushën e lojës.
Gjatë rrugëtimit tënd tregove deri në fund se je lojtar me karakter dhe një shok skuadre i pazëvendësueshëm. Suksese në rrugëtimin tënd të ri! Përjetë bardh’e blu! /abcnews.al