Largimi i Gegës, Kukësi “peshkon” në Poloni për timonierin e ri

schedule10:00 - 11 Shtator, 2022

schedule 10:00 - 11 Shtator, 2022

Skënder Gega u largua ditën e djeshme nga skuadra e Kukësit, me teknikun që kishte paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e verilindorëve, pasi rezultatet e arritura në  javët e para të “Abissnet Superiores” ishin shumë larg pritshmërive të sezonit.

Safet Gjici nuk është vonuar shumë dhe ka gjetur menjëherë pasardhësin, teksa ka peshkuar në Poloni, teksa siç raportohet nga mediat bëhet fjalë për Enkelejd Dobin.

Dobi ka pasur një karriere si futbollist në kampionatin polak, ka nisur edhe karrierën e tij si trajner duke drejtuar ekipet Widzew Lodz dhe Gornik Polk. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!