Hakim Ziyech u transferua te skuadra e Chelsea në verën e vitit 2020, e që atëherë ai ende nuk ka arritur të bëjë vend në ekip.
Ardhja e Thomas Tuchel në mes të sezonit të kaluar nuk e ndryshoi aspak situatën e tij dhe tani nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet gjatë merkatos së dimrit.
Sipas informacioneve të TodoFichajes, Milani do të nisë kontaktet me marokenin.
Largimi i Calhanoglu la një boshllëk të madh brenda ekipit që ata ende nuk e kanë mbuluar dhe Ziyech ka qenë gjithmonë në preferencat e Piolit.
Anësori ishte pranë kalimit në Milano gjatë merkatos së verës, por marrëveshja me Chelsea nuk ishte e mundur. /abcnews.al/