Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është rikthyer të flasë për mosgrumbullimin e Benzemas në kombëtaren franceze. Sulmuesi madrilen ka më shumë se pesë vite që nuk luan me “Gjelat” për shkak të një mosmarrëveshje me trajnerin Didier Deschamps dhe Perez e cilëson këtë si një humbje të madhe për ta.
“Nuk e di pse Benzema nuk luan me Francën. Karim është një lojtar unik dhe mendoj se mungesa e tij në ekipin kombëtar është një humbje e madhe për ta. Mosgrumbullimi i numrit 9 më të mirë që ata kanë në grup është një situatë që askush nuk mund ta kuptojë”, deklaron spanjolli.
“Karim është një legjendë e Real Madrid. Falë paraqitjeve dhe sjelljes së tij ai ka fituar besimin dhe admirmin e të gjithëve tifozëve madrilenë”, përfundon Perez në një prononcim për “Europe 1 Sport”. /abcnews.al