“Larg vendit që mund t’i kujtojë sesi i ati i vrau nënën,” gjyshërit e Lidias së vogël shpërngulen në Filipine

schedule16:07 - 11 Tetor, 2022

schedule 16:07 - 11 Tetor, 2022

Lidia e vogël, vajza 20-vjeçares britanike Caroline dhe Babis Anagnostopoulos, tashmë do të jetojë në Filipine, që është edhe vendi i origjinës së gjyshes së saj.

Mediat në Greqi raportojnë se gjyshërit e vajzës kanë vendosur që ta largojnë nga Greqi në mënyrë që mbesa e tyre që tashmë është dy vjeçe të rritet në një mjedis të sigurt larg vendit që mund t’i kujtojë fundin tragjik të së ëmës.

Susan dhe David Crouch nuk e harrojnë vrasjen e vajzës së tyre nga i shoqi, as teatrin që piloti luajti për 37 ditë.

Prioriteti i tyre tashmë është Lidia e vogël dhe duan që ajo të rritet me familjen e gjysmëmotrës së Caroline, Donna në Manila në Filipine.

Gjithashtu, sipas asaj që raportohet, prindërit e Caroline po mendojnë të ndryshojnë mbiemrin e fëmijës, ndërsa David Crouchs ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të mos lejuar që Babis Anagnostopoulos të shohë sërish vogëlushen.

Sa i përket vendimit të gjykatës, prindërit e pilotit grek kanë të drejtë ta shohin Lidian për pesë ditët e fundit të çdo muaji nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Dhe, tashmë gjyshërit e saj nga ana e nënës kanë bërë kërkesë që komunikimi të bëhet përmes Skype. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!