“Larg duart nga Butrinti”, aktivistët protestojnë tek zyrat AADF

schedule16:58 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:58 - 13 Korrik, 2022

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit  e ka zhvendosur protestën përpara zyrave të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Mesazhi “Larg duart nga Butrinti” është inspiruar nga shpirti i lirë amerikan, nga protestat pacifiste kundër luftës në Vietnam “Larg duart nga Vietnami”.

“Kemi pikëpyetje të mëdha se si ka mundësi që avokatja e inceneratorëve ndodhet pas aferës së Butrintit, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha pse pas Butrintit, po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolloni, Finiqi dhe çdo kala shqiptare?! Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare!”

Sipas protestuesve qeveria është kthyer në një pushtuese, që po merr me radhë të gjithë trashëgiminë kulturore.  Sipas tyre, marrëveshja e radhës, pas Durrësit është Driloni.

Ata i bënë thirrje Michael Granoff që të distancohet nga afera korruptive, “e oligarkëve shqiptarë të cilës po njollosin emrin e tij dhe flamurin amerikan.”

Ndërkohë, gjykatat janë beteja e radhës.

Aktivistët paralajmëruan që gjatë ditës së nesërme, protesta e tyre do të zhvendoset përpara ambienteve të Parlamentit, ku pritet të kaloj për miratim ligji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!