Lara Colturi bëri një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës në ski alpine, duke dalë e dyta. Skiatorja kuqezi realizoi dy zbritje të shkëlqyera në pistën e resortit turistik Kranjska Gora në Slloveni, duke lënë prapa thuajse të gjitha rivalet.
Në garën e Sllallomit gjigand, ajo dha kohën 1 minutë, 56 sekonda e 28 të qindat duke u mundur vetëm nga skiatorja suedeze, Sara Hektor.
Kjo është hera e dytë që Colturi del e dyta në garat e Kupës së Botës për këtë vit, ndërsa këtë të diel pritet të marrë pjesë në garën e sllallomit po në Slloveni.
Objektivi i saj është të hyrë në 10 më të mirat në renditjen e Kupës së Botës./abcnews.al