Laporte vendos rekord, lë pas emra si Drogba, Alexander-Arnold dhe Makelele

schedule22:43 - 2 Prill, 2022

schedule 22:43 - 2 Prill, 2022

Lojtari i Manchester Cytit, Aymeric Laporte ka vendosur rekord në Premier League, pasi ditën e sotme kundër Burnley luajti ndeshjen e 100 me skuadrën e Pep Guardiolës.

Fitorja 2-0 me Cityt bën që Laporte të vendos rekord për pikët e grumbulluara me skuadrën agnleze, pasi në 100 ndeshje ka grumbulluar 254 pikë, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionatin anglez.

Ky rekord është për tetë pikë më shumë se më i miri i mëparshëm prej 246 pikësh, i cili ishte vendosur nga Didier Drogba te Chelsea dhe më pas e barazoi portieri Ederson pas mbërritjes së tij në City në vitin 2017.

Trent Alexander Arnold i Liverpoolit është i radhës me 245 pikë nga 100 ndeshjet e para, i ndjekur nga ish-qendërmbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic me 243.

Gabriel Jesus zë vendin e gjashtë me 242 pikë, ndërsa tre lojtarë të Cityt e shohin veten në ‘top 10’.


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!