Laporte nuk duron pas artikullit të MD, i përvishet gazetarit në rrjetet sociale

schedule15:20 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 16 Qershor, 2021

Aymeric Laporte, mbrojtësi i Manchester City, nuk është përmbajtur pas një lajmi të Mundo Deportivo për të ardhmen e tij.

Gazetari Dani Gil, i Mundo Deportivo, shkruan se Laporte mendon largimin nga “Qytetarët”, për shkak se nuk ndihet i rëndësishëm.

Laporte ka reaguar në Twitter, duke postuar lajmin e gazetës spanjolle shoqëruar me mesazhin: “Dani, askush nuk ka folur dhe askush nuk do të flasë me ty”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!