Laporta zgjedh një “talent” për të pasuar Koeman, gjermani flet për interesimin

schedule09:14 - 13 Mars, 2021

schedule 09:14 - 13 Mars, 2021

Ronald Koeman është presidenti i zgjedhur nga ish-presidenti Bartomeu, por tashmë Barçën e drejton tjetërkush dhe në Spanjë nisin të flasin për të zgjedhurin e Joan Laportas.

Nga ajo që raporton MundoDeportivo, presidenti i ri preferon Julian Nagelsmann. Gjermani, i cili korr sukses me Leipzig prej dy sezonesh, duke e shndërruar në një prej të fortave të Bundesliga, pëlqehet shumë edhe nga Bayern.

 

 

Ish-trajneri i Hoffenheim, vetëm 33 vjeç admirohet për lojën dhe frymën që i jep skuadrës dhe mendohet se do ishte i duhuri për të udhëhequr projektin e rikthimit të Barçës në majë, aty ku këtë sezon e kishte të pamundur të arrinte.

 

Por Nagelsmann nuk po mendon t’i zërë vendin Koeman për momentin. I pyetur nga mediet gjermane, ai qëndron “i akullt” dhe shprehet se janë thashetheme mediesh dhe nuk dëshiron të komentojë për një trajner, që është nën kontratë.

“Është mungesë respekti të flasësh për këto klube, sidomos përpara trajnerëve si Hansi Flick, apo Ronald Koeman, për të cilin kam lexuar së fundmi në medie, që është në kontratë me klubin.

E kuptoj që kjo është çështje mediatike, prandaj nuk po zemërohem për këtë pyetje, por do ishte shumë mungesë respekti nëse flas për këtë çështje tani”, u shpreh “talenti” i trajningut gjerman. /abcnews.al