Laporta tregon të vërtetën: Xavi ndryshoi kërkesat, ja pse vendosa të merrja Hansi Flick

schedule08:42 - 5 Qershor, 2024

schedule 08:42 - 5 Qershor, 2024

“Zjarr dhe flakë” në shtëpinë e Barcelonës. Nga mosmarrëveshjet me ish-trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, te nënshkrimi me Hansi Flick. Me një përqafim virtual për Robert Lewandowskin. “Show” u drejtua nga Joan Laporta, presidenti i klubit katalanas, në intervistën e dhënë për “El Mundo Deportivon”.

Divorci i papritur me Xavi: Çfarë ndodhi në të vërtetë kaq serioze mes Barcelonës dhe ish-trajnerit Xavi, që çoi në shkarkimin e 44-vjeçarit spanjoll? “Këtë vit gjërat nuk funksionuan. Në shkurt pranova që ai do të largohej në qershor sepse ai është një Culé dhe sepse ai gjithashtu na ndihmoi që të mos kërkojmë urgjentisht një zëvendësues. Më pas ai na kërkoi të vazhdojmë”, tregon presidenti i Barçës. “E pyeta nëse besonte te skuadra dhe ai më tha se po. Xavi është legjendë dhe entuziazmi i tij na bëri të merrnim vendimin për ta konfirmuar.”

Largimi i Xavit: Pra, çfarë ka ndryshuar? Shpjegimi i Laportës nuk vonoi: “Një ndryshim bisede për ekipin. Që nga momenti që ai bëri ato deklarata dhe ndryshoi në thelb kërkesat e tij, më bëri të kuptoj se duhej të jepja një impuls tjetër, më bëri të rimendoja dhe mendova të merrja Hansi Flick për të nxjerrë më të mirën nga ky ekip. Bordi i drejtorëve ka fuqinë për t’i marrë këto vendime dhe t’i korrigjojë ato, siç bëri edhe me Xavin.”

Dashuria e Lewandowskit për Barçën: “E fundit, por jo më pak e rëndësishme është historia e shkurtër e gjestit të dashurisë nga Robert Leëandoëski për Barcelonës: “Roberti refuzoi propozime të rëndësishme ekonomike për të qëndruar me ne”. 35-vjeçari ka kontratë me “blaugranat” deri në vitin 2026./ h.ll/abcnews.al