Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka analizuar situatën aktuale të Barcelonës në një intervistë të dhënë për “La Vanguardia”. Ndër temat e trajtuar është edhe mosardhja e Leo Messi.
“Ne kishim një marrëveshje me La Liga, do t’i kushtonim një pjesë të burimeve që kemi për Messin. Ishte parashikuar në planin fizibilitetit. Ne ia komunikuam atë Jorge Messit. Ai na tha se Leo kishte kaluar një vit shumë të vshtirë në Paris dhe se ai donte më pak presion.
Ne do të bëjmë një event për 125 vjetorin e klubit dhe do të ishim të nderuar që Messi të ishte në Camp Nou në këtë ditë për ta nderuar për atë që ka dhënë për këtë fanellë”, është hsprehur ndër të tjera Laporta./h.ll/abcnews.al