Laporta kundër arbitrimit në Real-Almeria: Ajo që pamë në “Bernabeu” ishte një turp

schedule10:16 - 23 Janar, 2024

schedule 10:16 - 23 Janar, 2024

Janë goxha të njohur, për përmbysjet e tyre në minutat e fundit, mirëpo kjo e fundit ndaj skuadrës së Almeria, në “Santiago Bernabeu” krijoji shumë polemika. “Galaktikët” e Real Madrid mbyllën me fitore, një sfidë plot surpriza, të dielën, që sapo lamë pas, duke i mundur “Andaluzianët” e lartpërmendur, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2.

I pari që reagoi mbi “gabimet” e sistemit “VAR” ishte tekniku i Almeria-s, Garitano e më pas ai i “Katalansve” të Barcelona, por duket se kjo çështja nuk është ndalur me kaq, pasi këtë të martë, mbi këtë temë ka bërë komentin e tij edhe Presidenti i “Blaugranave”, Joan Laporta, i cili tha se vendimet e arbitrit në atë ndeshje ishin të turpshme.

“Mund të kishim rekuperuar pikë ndaj Real Madrid, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të arbitrit dhe VAR. Ajo që pamë në “Bernabeu” është një turp”,- deklaroi pas kësaj ndeshjeje kreu i klubit “Katalanas”, i cili vetëm pak muaj më parë akuzohej si i përfshirë në “blerjen” e arbitrave, në aferën “Negreira”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!