Laporta konfirmon synimin e Barcelonës për të nënshkruar me Bernardo Silva

schedule22:10 - 17 Korrik, 2023

schedule 22:10 - 17 Korrik, 2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me interesimin e tij për mesfushorin e Manchester City, Bernard Silva.

Sipas thashethemeve, portugezi ende mund të transferohet te Barcelona, ​​pavarësisht vështirësive financiare të klubit katalanas.

Laporta nuk e mohoi interesimin e tij për 28-vjeçarin kur iu drejtua pyetja përkatëse: “A dua të nënshkruaj me Bernardo Silvën te Barcelona? Po, tani do të më pëlqente”, citon Soc Blaugrana fjalët e presidentit katalanas.

Tarifa e transferimit të Bernardo Silvës, sipas Transfermarkt, është 80 milionë euro. Kontrata e lojtarit me Manchester City është deri në vitin 2025. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!