Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është optimist për ndeshjen vendimtare në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Bayern.
Katalunasit rrezikojnë kualifikimin në rast se humbasin ndaj gjermanëve dhe nëse Benfica fiton kundër Dinamos së Kievit.
“Jam i bindur se do fitojnë ndaj Bayern Munich. Nuk është mrekulli, mund të arrihet”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, sfida mes Bayern dhe Barcelonës zhvillohet në “Allianz Arena” më 8 dhjetor në orën 21:00. /abcnews.al/