Telenovelë me fund të trishtë. As Lapaj, as Shabani, nuk behen per kuvend.
“Janë dy kandidatë nga lista e mbyllur që kanë kërkuar marrjen e mandatit. Mendoj se i takon Kleana Xhuvelit e cila është më lart në renditje se Zeqir Kordhoni.”
Celibashi me këtë vendim, i rrëzoi Lapajt dhe Shabanit edhe skemën që përdorën ata për të shmangur listat e mbyllura. Tani ajo skemë iu kthye në boomerang. Tiku nuk do jete deputet. Mandati I ketij koalicioni qe u prish pa nisur, do mbetet te lista e mbyllur e familjareve jo besnike.
“Nuk mund të ketë tërheqje nga kandidimi, kur lista është miratuar dhe deri në përfundim të rinumërimit. E pranon apo jo mandatin, kjo bëhet në Kuvend. KQZ nuk ka pranuar dorëheqjet nga kandidimi”
Skemën më së miri e kuptoi Tom Doshi. Ai nuk u nxitua. Nisur nga pervoja e kater viteve me pare, kur dorezoi mandatin pak ore para zyrrtarizimit, kreu I psd gurët i lëvizi vetëm 1 ditë para shpërndarjes së mandateve për Tiranën. Të 12 kandidatët e listës së mbyllur, kërkuan të mos u jepet mandati e kështu Celibashi ia kaloi të parit të listës së hapur.
“Mandati i kalon Tedi Mulës, kandidatit më të votuar nga lista e hapur”
Ekipi i Lapajt ka paralajmëruar se do e vijojë betejën që mandatin të marrë ai. Ndaj dhe kjo telenovelë mund të vijojë dhe disa puntata ne kas e kolegj. Por gjasat jane qe te jene thjesht puntatat e fundit para pushimeve te gushtit. Me vendimin e sotem te kqz, lapaj nuk humbi vetem mandatin, por edhe reputacionin.
I vetmi që mbajti fjalën, por edhe fytyrën, është Arlind Qori. Mandatin e Lëvizjes Bashkë në Tiranë e mori Redi Mucci, dhe jo kryetari i Partisë. 19 mandate me në krye Edi Ramën iu shpërndanë Partisë Socialiste, Sali Berishës dhe 12 mandatet e tjera Partisë Demokratike kurse Shehaj me 2 mandate, mbetet mundesia e fundit e shpreses se shqiperia mund te behet edhe nga parti te reja.