Landfilli i Bushatit ul traun për depozitimin e mbetjeve, Shkodra rrezikon të bëhet si Napoli

schedule20:16 - 6 Janar, 2021

schedule 20:16 - 6 Janar, 2021

Vendimi nga Bashkia e Vaut të Dejës për rritjen prej 43% të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane, është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, pasi e konsideron të paligjshëm.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure Landfilli i Bushatit ul traun për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Shkodër, kjo sipas Ademit ka shkaktuar bllokim të mjeteve të pastrimit dhe për pasojë Shkodra është pa shërbim pastrimi.

Lexo edhe: Vau i Dejës rrit 43% tarifën për mbetjet, Ademi: Ligji e ndalon 3 muaj para zgjedhjeve

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi e konsideroi një katastrofë mjedisore dhe i bëri thirrje institucioneve që të ndërhyjnë.

“Jemi para një katastrofe mjedisore dhe institucionet duhet të ndërhyjnë. Kam vënë në dijeni edhe ministrin Klosi për këtë çështje. Mjetet janë bllokuar sonte dhe situata është e rëndë. E gjithë Bashkia Shkodër është pa shërbim pastrimi. Prefekt-ja të mbledhë palët dhe të gjejë një zgjidhje të shpejtë. E njëjta situatë edhe në Bashkinë Lezhë”, deklaroi Ademi.

Ndërkohë administratori Agron Caka, i kontaktuar nga gazetari i “ABC” Simon Shkreli tha se kontrata ka mbaruar me 31,12,2020 dhe se firmat nuk janë paraqitur për të lidhur kontratën.

Po ashtu ai thekson se i është dhënë kohë deri më 04,01,2021 për të mos lënë edhe qytetin të papastruar.

Në këtë mënyrë shtoi ai duke qenë se nuk është bërë kërkesa për lidhje të kontratës është bërë edhe ndërprerja e shërbimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!