Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamtumirë Mircea Lucescu!/ Trajneri i famshëm nderohet me një ceremoni të madhe në Bukuresht

schedule12:43 - 9 Prill, 2026

schedule 12:43 - 9 Prill, 2026

Rumania dhe e gjithë bota e futbollit I ka dhënë lamtumirën e fundit Mircea Lucescu, trajnerit të madh, që u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare të martë, pas disa ditësh në gjendje koma si pasojë e problemeve në zemër.

Pas një jete kushtuar futbollin, për lamtumirën e fundit nuk mund të kishte një vend më të mirë se stadium kombëtar i Bukureshtit.

Familjarët me në krye djalin e tij Razvan edhe ai trajner pritën me mijëra njerëz që mbërritën për të nderuar Lucescu. Mes tyre, drejtuesit e shtetit rumun, yje të futbollit si Haxhi, por edhe grupimet e organizuara të tifozëve.



Luçesku e nisi me futbollin si lojtar me Dinamon e Bukureshtit, ndërsa luajti në epokën e Pelesë, Bobi Çarltonit e yjeve të tjerë të kohës.

Por si trajner u bë edhe më I famshëm. Në një karrierë 46 vjeçare ai mbi 1500 ndeshje në pankinë, që nga kombëtarja e Rumanisë, Dinamo e Bukureshtit, Pisa, Bresha, Rapid I Bukureshtit, Inter I Milanos, Gallatasaraj, Beshiktash, Shahtjor Donjeck, Zenit Shën Peterburg, kombëtaren e Turqisë, Dinamon e Kievit dhe në fund sërish Rumaninë.

Fitoi 13 tituj në Rumani, Turqi, Rusi e Ukrainë, fitoi Kupën UEFA me Shahtjorin e Donjeckut, Superkupën e Europës me Gallatasarajin e shumë trofe të tjerë. Në total ka 38 tituj, I treti për të gjitha kohët, ndërsa është një nga pesë trajnerët e vetëm që ka arritur 100 e më shumë ndeshje në Champions, bashkë me Sër Aleks Ferguson, Karlo Ançeloti, Zhoze Murinjo e Pep Guardiola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!