Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Rama u shpreh se sot komuniteti ortodoks është në zi, teksa shtoi se jeta e Janullatos, ishte tërësisht e përmbushur.
Ndër të tjera, Rama deklaroi se Janulaltos punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
“Komuniteti ortodoks është sot në zi, kryepeshkopi Antatas e përfundoi detyrën e tij sipas rendit të aposutjve. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fortkuptimplotë, ishte një jetë për kishën, në atë kuptim plenar që merr, mbajtur 1700 vjet më parë, nën kujdesin e Kostanidnit në madh. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, janë një shfër teje domethënëse. Jeta e tij Anastas Janullatos, ishte një jetë tërësisht e përmbyshur, u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka eprëndisë, pordoja t’i jepesha plotësisht atij.”, theksoi Rama./abcnews.al