Drin Govori la KEK-un në verën e shkuar dhe u bashkua me Skënderbeun në Kategorinë Superiore, por aventura e tij me korçarët ka zgjatur vetëm pak muaj sepse sot mbrojtësi ka zyrtarizuar largimin.
Në një postim në rrjetet sociale Govori konfirmon ikjen e tij dhe ka falënderime për të gjithë ata, që e mbështetën te Skënderbeu. 21-vjeçari luajti vetëm në 5 ndeshje me Skënderbeun në fazën e parë të sezonit.
POSTIMI – Dua t’ju njoftoj se sot, duke pasur parasysh se objektivat e klubit dhe ato te miat individuale nuk u arritën dhe nuk morën kahun e duhur, me marrëveshje te dyanshme vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me KF Skënderbeun.
Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, të gjithë stafin, veçanërisht profesorin Julian Ahmataj dhe presidentin Takaj! Natyrisht një falënderim i veçantë për qytetarët e Korçës, që besuan te mua dhe më dhanë shumë përkrahje! Lamtumirë Korçë! /abcnews.al