Një nga lojtarët kryesorë të Interit, Ivan Perisic, i cili në finalen e Kupës së Italisë ishte gjithashtu protagonisti i sfidës, pasi shënoi dopietë në kohën shtesë për t’i dhuruar zikaltërve edhe trofeun e kupës.
Pas kësaj finaleje, kroati nuk u kursye ndaj drejtuesve kur u pyet për rinovimin e kontratës, teksa do të shprehej se me lojtarë të rëndësishëm nuk pritet fundi për të rinovuar.
Diferenca mes kërkesës së tij për një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 6 milionë në vit dhe ofertës së Interit për dy sezone me vlerë 4.5 milionë është një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer.
Sipas “Sportmediaset” Perisic tashmë ka arritur marrëveshjen me Chelsea, teksa theksohet se tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij në Premier League, pasi gjithçka mes palëve është mbyllur. /f.a/abcnews.al