Lamtumirë “Euro 2024”, Mema me nota pozitive: Pavarësisht se jemi eliminuar, kemi premisa për të ardhmen

schedule23:21 - 24 Qershor, 2024

schedule 23:21 - 24 Qershor, 2024

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Trajneri Ardian Mema i ftuar në “Euro kuqezi” në ABC News, u shpreh se pavarësisht se kombëtarja e Shqipërisë u eliminua nga Europian, kemi premisa për të ardhmen.

Më shumë e shoh Asllanin në mesfushë. Është pjesa e këndvështrimin e vetë. Ne mund të japim mendimet tona dhe unë mendoj se ky Evropian duhet të na vlejë për faktin e përzgjedhjes së lojtarëve. Pjesa e seleksionimit të lojtarëve dhe lojës duhet të jetë në harmoni. Broja nuk mund të rrijë në stol. Ne ka vlejtur dhe është një histori e bukur në Shqipëri. Pavarësisht se jemi eliminuar, kemi premisa për të ardhmen.”, tha Mema.

Ndërsa Edmond Gezdari, specialist futbolli tha se “Të treja ndeshjet i kemi humbur, 20 minutat e fundit me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën kanë qenë shumë të mira.

Bajrami në krah është një provë që nuk ia vlen ta bësh,mkur ke Muçin, Hoxhën. Tani merr një mesfushor që ka fantazi për organizim dhe e fut në krah, ky është adoptim po të jesh në X klub. O je burrë, mbaje Bajramin në qendër ose mos e fut. Te krahu e ka tjetër kush zanatin. Sylvinhoka gabuar në të treja ndeshjet. Unë nuk merrem me individ, por është thënë që skuadra duhet të luajë bashkë. Ai ka dhe njëhërë të drejtë, që është në fillim të karrierë si futbollist.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!